Putini ndërmjetës i bisedimeve të paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

schedule16:32 - 18 Maj, 2023

schedule 16:32 - 18 Maj, 2023

Kryeministri armen , Nikol Pashinyan këtë të enjte ka theksuar se do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes me presidentin e Azerbajxhanit , Ilham Aliyev, që do të mbahen në Moskë më 25 maj, me ndërmjetësuesin e presidentit rus Vladimir Putin.

Ne morëm një propozim nga pala ruse për të marrë pjesë në një takim trepalësh më 25 maj me ndërmjetësimin e presidentit rus. Ne e pranuam propozimin”, tha Pashinyan.

Rusia arriti të ndërmjetësojë një armëpushim për t’i dhënë fund konfliktit gjashtë-javor midis dy vendeve në vitin 2020, por kjo marrëveshje nuk ka çuar në paqe, tensionet mbeten të larta dhe shpërthimet e dhunës janë të zakonshme.

Moska ka dërguar një forcë paqeruajtëse në Nagorno-Karabakh, e cila njihet ndërkombtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është e populluar kryesisht nga armenë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë marrë gjithashtu iniciativa për të inkurajuar të dyja palët që të bien dakord për një marrëveshje që do të zgjasë./abcnews.al