Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një kundërhelm të mundshëm për një toksinë të fuqishme që gjendet në kërpudhat më helmuese në botë. Kërpudha Amanita phalloides është përgjegjëse për rreth 90% të vdekjeve të lidhura me kërpudhat globalisht.
Toksina e saj kryesore është një peptid i njohur si α-Amanitin, që dëmton mëlçinë dhe veshkat. Studiuesit kinezë dhe australianë kanë identifikuar se substanca indocyanine green duket se bllokon efektet toksike të α-Amanitin.
Perandori romak Claudius mendohet se ka vdekur nga konsumimi i kërpudhave në vitin 54 pas Krishtit, dhe po kështu është edhe Perandori Romak Charles VI, në 1740.
Sot, qindra njerëz vdesin nga ngrënia e kërpudhave helmuese çdo vit, dhe ato janë përgjegjëse për 90 % të vdekjeve.
/abcnews.al