Interi arriti në finalen e Champions League pas 13 viteve, duke mposhtur në gjysmëfinalet Milanin me një rezultat të përgjithshëm 3-0.
Lumturi e madhe për klubin zikaltër, por edhe një ditë historike për një lojtar të kombëtares së Shqipërisë.
Kristjan Asllani, mesfushori 21-vjeçar, bëhet futbollisti i parë shqiptar që prek një finale të Champions League. Kjo është një arritje e madhe në karrierën e tij dhe ka ende suksese për të arritur./h.ll/abcnews.al

