Presidenti i Inter: Kemi arritur shumë, do të bëj gjithçka që Inter të mbajë këtë nivel

schedule08:59 - 17 Maj, 2023

schedule 08:59 - 17 Maj, 2023

Padyshim përveç futbolldashësve, lojtarëve dhe gjithë tifozëve të Inter, një person i cili nuk mund ta fshehë dot gëzimin e tij pas arritjes së finales së Champions League është dhe Presidenti i “zikaltërve”, Steven Zhang.

Pas ndeshjes, Zhang foli për mediat, ku risolli në kujtesë rrugëtimin e “presidencës” së tij, si dhe rezultatet e arritura, teksa “premtoi” se për sa sa kohë të jetë drejtues i Inter do të punojë për t’i mbajtur “zikaltërit” në “elitën” e futbollit evropian.

“Jam në vitin e shtatë këtu, isha 24 vjeç kur filluam. Ka lojtarë që nuk kishin luajtur kurrë në Champions League, ne e kemi bërë të mundur ëndrrën për të arritur në finale.

Ne e kemi sjellë Interin në krye dhe për sa kohë që jemi këtu do të punojmë çdo ditë për ta mbajtur atë në këtë pozicion”,- u shpreh Presidenti Zhang, për mikrofonat e “Sky Sport”, pas përfundimit të derbit mbrëmjen e djeshme. /i.m /abcnews.al