Karolina e Veriut ndalon abortin pas 12 javësh

schedule09:48 - 17 Maj, 2023

schedule 09:48 - 17 Maj, 2023

Ligjvënësit republikanë në Karolinën e Veriut, SHBA kanë miratuar projektligjin që ndalon abortin pas 12 javësh. Sipas projektligjit, abortet duhet të ndiqen nga mjekët dhe gratë që i kërkojnë ato do të duhet të vizitojnë një mjek 72 orë përpara se të marrin pilulat e abortit.

Por kjo sigurisht ngre shqetësime dhe pengesa për gratë që udhëtojnë në Karolinën e Veriut nga shtetet fqinje për të kryer një abort, të cilat e kanë ndaluar ose kufizuar procedurën që kur Gjykata e Lartë e SHBA-së në qershor përmbysi vendimin e saj historik të vitit 1973 që mbronte të drejtën kushtetuese të grave për abort.

Gjithashtu, aborti do të ndalohet pas tremujorit të parë të shtatzënisë, me përjashtim të rasteve të përdhunimit, incestit, keqformimeve të fetusit që kërcënojnë jetën e tij ose në situata urgjente mjekësore.

/abcnews.al