Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës, ka bërë të ditur ambasadori kosovar në kryeqendrën evropiane, Agron Bajrami përmes një postimi në Twitter. Sipas tij, një hap i tillë do të thellojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Lajm i mrekullueshëm. Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Falemnderit Jeropen Cooreman, që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive në mes të Kosovës dhe Belgjikës”, shkruan ai.