Inter “blindon” Asllanin, talenti shqiptar shihet si e ardhmja e mesfushës “zikaltër”

schedule09:16 - 16 Maj, 2023

schedule 09:16 - 16 Maj, 2023

Cilësia e mesfushës së Inter këtë sezon, e cila përbëhet nga Calhanoglu, Barella, Mkhitaryan ose Brozovic e kanë bërë goxha të vështirë aktivizimin e “legjionarit” të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani me fanellën “zikaltër”.

Mirëpo, edhe pse minutat kanë qenë të pakta për 21-vjeçarin, bordi i Inter është i bindur për talentin e madh që posedon mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe pritet që sezonin e ardhshëm të nisë dhe “shkëlqimi” i “yllit” shqiptar me “zikaltërit”.

Sipas raportimeve të prestigjiozës italiane, “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit zikaltër nuk kanë në plan të huazojnë Asllanin në ndonjë ekip tjetër gjatë merkatos së verës, me Gagliardini e Brozovi, të cilët pritet të jenë drejt largimit nga “Giueseppe Meazza”, duke i “liruar” edhe më shumë vend talentit shqiptar në formacion.

Asllani pretendohet si e ardhmja e mesfushës së Interit dhe nëse nuk do të jetë titullar sezonin e ardhshëm, padyshim që do të jetë një pikë kyçe nga stoli dhe sigurisht do të ketë në dispozicion shumë më tepër minuta aktivizimi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!