Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferinm, është tepër skeptik për finalen e madhe të Champions League e cila do të luhet në Stamboll në datën 10 qershor.
Për të, gjithçka është ende e hapur në të dyja sfidat e gjysmëfinaleve. Real Madrid-Manchester City përfundoi në barazimin 1-1, ndërsa sfida e parë e derbit të Milanos me rezultatin 0-2 në favor të Interit.
“Për mendimin tim, gjithçka është e hapur dhe ndeshja mes Manchester City ndaj Real Madrid është 50 me 50. Interi mund të ketë marrë një avantazh vendimtar në ndeshjen e parë, por natyrisht, gjithçka është e mundur edhe në derbin e Milanos”, është shprehur Ceferin./ h.ll/abcnews.al