Analisti Edvin Kulluri thotë se Partia Demokratike është “shembur”, duke iu referuar rezultatit të tre bashkive të para në Kamzë, Vorë dhe Elbasan, ku fituese doli Partia Socialiste.
Për ABC News, Kulluri tregoi 3 skenarë, sipas tij, se çfarë mund të ndodhë me Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve lokale.
“Këtu, besoj që ka tre skenarë. Një, largohet Berisha, bashkohet PD-ja për të hapur një rrugë të re. Çfarë nuk ndodh, mund të çmendet zoti Berisha dhe të japë dorëheqjen. Skenari i dytë është që Partia Demokratike zyrtare nis një proces rritjeje. Ingredientët nuk më premtojnë që është e mundur.
Me çfarë kemi parë këtë 1 vit e gjysmë, nuk është pak, edhe shifrat këto janë. Skenari i tretë, unë them që mund të jetë i mundshëm, nëse nuk do të jetë zoti Berisha, është skenari italian, rrinë dy parti klasike të së djathtës të ndara dhe mund të dalë një forcë e tretë e djathtë. Prapë e vështirë edhe kjo, por duket më racionali”, theksoi ai./abcnews.al