Voton Kilicdaroglu: Shpresojmë të vijë pranvera

schedule10:48 - 14 Maj, 2023

schedule 10:48 - 14 Maj, 2023

Kreu i opozitës dhe lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kilicdaroglu, ka votuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Kilicdaroglu, i cili kryeson Aleancën Kombëtare ka premtuar ndryshim pas më shumë se 20 vitesh të qeverisjes së partisë.

Ai është zotuar të mbështesë demokracinë, lirinë e medias dhe sundimin e ligjit. Gjithashtu ka votuar edhe Sinan Ogan, kandidati i Aleancës nacionaliste (ATA) në Ankara.

Ogan është kandidati i tretë presidencial, i cili konkuron kundër Presidentit Recep Tayyib Erdogan dhe rivalit të tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu i cili kryeson partinë laike të krahut të majtë CHP.

“Shpreh dashurinë dhe respektin për të gjithë qytetarët që votojnë. Të gjithëve na ka munguar aq shumë demokracia, na ka munguar të jemi bashkë, na kanë munguar shumë përqafimet.

Të gjitha këto do t’i shihni tani e tutje, shpresoj që pranvera të vijë në këtë vend dhe pranvera të ketë gjithmonë,” tha ai.

/abcnews.al