Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat u pyet edhe për akuzat e ngritura nga opozita në zgjedhjet e kaluara për mosfunksionimin e identifikimit elektronik, ku sipas PD ka pasur votues që kanë votuar më shumë se një herë. Pelinku tha se për këtë janë miratuar rregulla të reja.
“Marrë shkas nga kjo problematikë, Komisioni Rregullator ka miratuar rregulla më strikte që ngurtësojnë rastin ku me ose pa qëllim zgjedhësi nuk i merren shenjat e gishtërinjve dhe ky aspekt ligjor është shoqëruar edhe me reflektim në softin e pajisjes. Vetë pajisja i vjen në ndihmë këtij procesi që rasti të sigurohet.
Kur objektivisht kjo gjë verifikohet nga Komisioni i qendrës së votimit, zgjedhësi do të jetë i detyruar të nënshkruajë në listën e zgjedhësve dhe gjithashtu sekretari i qendrës së votimit, duhet ta dokumentojë në librin e protokollit. Këto raste, nëse do të ketë problematika, do të jetë më e thjeshtë që të faktohen dhe të hetohen se çfarë ka ndodhur me atë Zgjedhës.”, tha ajo./abcnews.al