Pothuajse dy në tre gra të reja janë abuzuar seksualisht në vendin e punës, sipas një sondazhi nga Konfederata Britanike e Sindikatave (TUC).
Megjithatë, shumica e tyre kanë heshtur nga frika se kompania për të cilën punonin nuk do t’i besonin ose se do të dëmtonin nga ana e karrierës.
Sipas sondazhit, 58% , pothuajse tre në pesë gra janë ngacmuar seksualisht. Më shumë se dy në pesë gra (43%) thonë se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale të paktën tre herë.
Për më tepër, sondazhi i TUC tregoi se shumica e ngacmimeve seksuale, ose abuzimit verbal ndodhin në vendin e punës (71%), por edhe përmes telefonatave ose mesazheve (12%), videove (8%).
/abcnews.al