Antuela Male, analiste zgjedhore në KRIIK tha se institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mungesën e transparencës së financimit të fushatave. Në një intervistë për “Sheshi i Dollarit” ajo tha se lidhur me këtë KQZ ka marrë vendime të përcipta dhe se duhen bërë hetime më të thelluara.
“Institucionet përgjegjëse në vend lidhur me verikimin dhe kontrollin e fondeve nuk e kanë kryer siç duhet detyrën e tyre, janë marrë vendime të përcipta dhe sanksionime nga KQZ deri në 2021, që është përgjegjës për kontrollin e financave. Sa i përket fushatës së 2021, KQZ mori vendim një vendim në 2023 sanksionoi disa forca për parregullsinë në financimin e tyre. Problemi i burimit të të ardhurave që vijnë në partitë dhe niveli i shpenzimit të tyre, dukshëm më i lartë se ai i raportuar në KQZ, ka qenë prezent. Po ky është një problem që kërkon një hetim të mëtejshëm, angazhim nga KQZ dhe bashkëpunim nga institucionet e tjera dhe angazhim nga organet ligjzbatuese. Në këto kushte nuk mund të flasim nga financime që nuk janë të deklaruara.“, tha Male.
Ajo përmendi zgjedhjet e 2021-it, ku sipas një monitorimi të bërë, ka rezultuar se shuma e paguar për reklamat në media ishte 9 milionë dollarë më shumë sesa ajo e deklaruar në KQZ.
“Diferenca më e madhe e konstatuar ka qenë në shpenzimet e deklaruara për reklamat në media. Duke bërë përllogaritjen me çmimin e publikuar në secilin nga mediat, rezulton se shuma e paguar është rreth 9 milionë dollarë sesa ajo e deklaruar në KQZ. Një diferencë shumë e madhe.“, shtoi Male.
Gjithashtu ajo shtoi se probleme janë konstatuar edhe në numrin e zyrave zgjedhore në terren.
“Kemi konstatuar numrin e zyrave zgjedhore në terren. U konstatua zyra zgjedhore të hapura nga forcat politike. Diferenca ishte prezente ndërmjet numrit të zyrave të deklaruara dhe atyre të evidentuara në terren nga vëzhguesit të KRIK dhe monitoruesve të KQZ. Ajo që ishte e dukshme në raportimin financiar ishte edhe pjesa e deklaruar për qira për marrjen për zyrat zgjedhore. Vërehej se shuma e deklaruar nga partitë ishte tejet e ulët por kishte edhe zyra me çmime të deklaruara të larta.”, theksoi ajo./abcnews.al