Pas triumfit të mbrëmjes së djeshme ndaj “kuqezinjve” të Milan, në gjysmë-finalen e UEFA Champions League, anësori i mesfushës së Inter, Denzel Dumfries ka kujtuar ditën e sotme për mediat, golin e tij të parë me fanellën “zikaltër”.
Hollandezi e kujton golin me shumë nostalgji, teksa e konsideron atë si shumë të rëndëisshëm për të dhe motivimin e tij në karreriën me fanellën e “gjigandëve” të Italisë.
“Alessandro Bastoni bëri një krosim të bukur për mua, unë kërceva dhe shënova me kokë. Ishte goli im i parë në kohën time këtu, ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe për besimin tim.Një moment i bukur”,- u shpreh Dumfries. /i.m /abcnews.al