Prigozhin i përgjigjet Blinken: Wagner nuk vepron në Sudan

schedule18:28 - 11 Maj, 2023

schedule 18:28 - 11 Maj, 2023

Grupi mercenar Wagner nuk vepron në Sudan dhe nuk është i përfshirë në politikë atje pasi ish-presidenti Omar al-Bashir u rrëzua nga ushtria në vitin 2019, siguroi sot themeluesi i tij Yevgeny Prigozhin.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha muajin e kaluar se ishte i shqetësuar për përfshirjen e Wagner në Sudan, por nuk dha asnjë provë.

“Wagner nuk është në Sudan”, theksoi Prigozhin, themeluesi i kësaj kompanie mercenare në një mesazh audio të postuar në Telegram. “Wagner nuk është i përfshirë në çështjet e brendshme politike të Sudanit pas largimit të Omar al-Bashir”, shtoi ai.

Prigozhinai gjithashtu mohoi deklaratën e gjeneralit Yasir al-Ata për gazetën Asharq al-Awsat se organizata e tij është në minierën e arit Jebel Amer, Darfur. “E gjithë bota e di se ku janë njerëzit e Wagner-it”, theksoi Ata, duke pohuar gjithashtu se gjenerali Mohamed Hamdan Daglo ose Hemedi, kreu i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) që po luftojnë kundër ushtrisë së rregullt për pushtet, ka 53 ton ar në Rusi.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte këtë pretendim.

“Në një zonë ku ka kompani që nxjerrin arin për Hemedin në Sudan ose në kufirin me Libinë dhe Republikën e Afrikës Qendrore, ka anëtarë të Wagner,” tha Ata.

“Ajo që tha Yasir al-Atta në një intervistë sot është absurditet i plotë,” këmbënguli Prigozhin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!