Rreth 27 persona janë lënduar këtë të enjte si pasojë e shembjes së një ure këmbësorësh në qytetin finlandez të Espoo, afër Helsinkit.
Mediat e huaja shkruajnë se sipas shërbimit të shpëtimit të rajonit të Helsinkit, nga shembja e urës për këmbësorë janë lënduar rreth 27 persona, shumica të mitur, e mes tyre ka edhe nxënës të shkollave profesionale.
Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e policisë ndodhen në vendngjarje.
27 injured in Espoo city of #Finland, mostly children, as footbridge collapses pic.twitter.com/5of36obGUE
— RRN.world (@RRN_breaking) May 11, 2023
Ekipet e shpëtimit raportojnë se lëndimet janë të shkallëve të ndryshme, ndërsa shumica e të plagosurve kanë pësuar thyerje të gjymtyrëve. /abcnews.al