Liverpool aktualisht është në procesin e zgjerimit të tribunës së “Anfield Road” dhe duket se rinovimet janë drejt përfundimit.
Zëvendës Presidenti i Operacioneve të Stadiumit të Liverpool tha për zgjerimin:
“Nga shtatori 2021 deri në ndeshjen e fundit të sezonit, ne kemi luajtur 50 ndeshje të ekipit të parë për meshkuj, një ndeshje të ekipit të femrave, tre ndeshje bamirësie të legjendave të klubit dhe tre koncerte, të gjitha në mes të një kantieri aktiv ndërtimi.”
“Ishte e vështirë nga ana logjistike, por ne arritëm të ruanim kapacitetin në mënyrë që tifozët të shijonin futbollin gjatë punës. Jemi në rrugën e duhur dhe do të jemi gati për sezonin 2023/24. Mezi presim që 7000 tifozë të tjerë të vizitojnë këtë stadium të jashtëzakonshëm.”
Me zgjerimin e tribunës, Anfield do të mund të strehojë 61,000 tifozë. /G.D abcnews.al/