Një vajzë 16-vjeçare mbeti e vrarë dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në një jetimore në Poloni. Sipas policisë, një 19-vjeçar ka hyrë në jetimoren në fshatin Tomislavice, pranë Lodz-it dhe i ka sulmuar me thikë.
Pesë persona janë dërguar në spital pas ngjarjes, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sulmuesi u arrestua në banesën e tij rreth një orë pas ngjarjes dhe nuk bëri rezistencë.
Ai ishte esëll në momentin e arrestimit, por ai do t’i nënshtrohet testit për drogë. Agjencia shtetërore e lajmeve PAP raportoi, pa përmendur burimet e saj, se autori ishte ish-i dashuri i 16-vjeçares që humbi jetën.
Ai ka hyrë në dhomën e saj nga dritarja.
Reuters nuk ka qenë ende në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e sulmuesit.
/abcnews.al