Inter, Dimarco: 20 vite më parë isha pjesë e “Curva Nord” si tifoz, nesër jam në fushë për ta fituar ndeshjen

schedule13:57 - 9 Maj, 2023

schedule 13:57 - 9 Maj, 2023

Federico Dimarco, mbrojtësi zikaltër i cili po bën shumë mirë me fanellën e Interit, ka qenë prezent në konferencën për shtyp përpara derbit të Milanos ditën e nesërme, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.

“Si të gjithë derbit do të jetë mirë ta luajmë siç duhet, jam shumë i lumtur dhe dua ta shijoj 100%. Milani kaloi në dy raunde të vështira, kundër Tottenham dhe Napolit. E dimë se çfarë na pret. Hakmarrja për derbit evropiane të së shkuarës? Jo, le të mendojmë vetëm për të tashmen dhe të përpiqemi të arrijmë një rezultat pozitvi. Në vitin 2003 isha në stadim dhe nuk kam kujtime të bukura si tifoz i Interit, por të mendosh që 20 vjet më parë shkova ta shikoja dhe nesër kam mundësinë ta luaj dhe të përpiqem ta fitoj, është një emocion i pabesueshëm.

Qëllimet e mia? Të gjitha janë të rëndësishme, por përtej objektivave të mi, më intereson skuadra, e rëndësishme është që gjithmonë të fitojmë. Milani? Është një kundërshtar që e njohim mirë, por ata janë kampionët në fuqi të Italisë. Do të jetë një lojë e bukur. Është gjysmëfinale e Champions League, ne e dimë rëndësinë e saj dhe do ta luajmë siç duhet.

Duhet kokë dhe zemër, duhet të mendojmë të gjithë njësoj gjatë ndeshjes”, është shprehur Dimarco./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!