Dita e Fitores në Rusi, Scholz: BE nuk duhet të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën

schedule11:19 - 9 Maj, 2023

schedule 11:19 - 9 Maj, 2023

BE- ja nuk duhet të frikësohet nga shfaqja e fuqisë ushtarake të Moskës, por të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, sipas një deklaratë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ndërsa Rusia shënoi Ditën e Fitores me një paradë.

“2200 kilometra në veri-lindje nga këtu, Putini po zhvillon paradën me ushtarët, tanket dhe raketat e tij”, u tha Scholz ligjvënësve në një fjalim në Parlamentin Europian në Strasburg.

“Ne nuk duhet të frikësohemi nga lojëra të tilla pushteti. Le të qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.”

/abcnews.al