Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE nuk ndryshon qëndrim ndaj regjimit të Asadit në Siri

schedule09:41 - 9 Maj, 2023

schedule 09:41 - 9 Maj, 2023

Bashkimi Evropian përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të ketë normalizim me regjimin e Bashar al-Asadit pa një zgjidhje politike në vend, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha në një deklaratë se qëndrimi i bllokut evropian ndaj Sirisë nuk ka ndryshuar.

“Kjo derisa regjimi të ndërmarrë një hap kuptimplotë për të hequr të gjitha arsyet që na bëjnë të vendosim sanksione ndaj tij dhe derisa të arrihet zgjidhje politike në përputhje me rezolutën e 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk do të jetë i mundur rindërtimi i vendit dhe heqja e sanksioneve”, tha Stano.

Lista e sanksioneve të BE-së përfshin 322 zyrtarë dhe njerëz të biznesit të regjimit të Asadit si dhe 81 institucione dhe kompani. Sanksionet e vendosura ndaj regjimit të Asadit që nga viti 2011 përfshijnë “ndalim udhëtimi” si edhe “ngrirje të aseteve në BE”.

Përveç sanksioneve për importet e naftës ndaj regjimit të Asadit, BE-ja vendosi praktika të tilla si kufizimet e investimeve, ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë në BE dhe kufizime në shitjen e disa pajisjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!