Putin nis fjalimin në Ditën e Fitores: Po mbrojmë sovranitetin e vendit tonë

schedule09:26 - 9 Maj, 2023

schedule 09:26 - 9 Maj, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur fjalimin e tij duke uruar ushtrinë ruse për Ditën e Fitores. Ai tha se tani po zhvillohet një luftë e vërtetë dhe pretendon se Rusia po mbron sovranitetin e saj.

Duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Kuq, Presidenti Putin tha se “lufta e vërtetë po bëhet kundër atdheut tonë”. Ai theksoi gjithashtu se Rusia dëshiron paqe në të ardhmen ndërkohë që akuzoi elitat perëndimore për nxitjen e “urrejtjes dhe rusofobisë”.

Putin vazhdon të ketë shenjestër Perëndimin në fjalimin e tij, duke thënë se qëllimi i tyrë nuk është të shkatërrojnë Rusinë, duke theksuar se kujtimi i atyre që mbrojtën atdheun është i shenjtë.

/abcnews.al