Turqia do të vazhdojë me vendosmëri të luftojë kundër organizatave terroriste si në vend ashtu edhe në veri të Sirisë dhe Irakut, tha të hënën Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
“Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë kundër organizatave terroriste dhe forcave që qëndrojnë pas tyre. Ne do ta zhdukim plotësisht terrorin, i cili është brenda kufijve tanë, në Irakun e veriut dhe Sirinë,” theksoi Erdogan në një ceremoni emërimi të 45,000 mësuesve në Stamboll.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40,000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
/abcnews.al