Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të martën, që është Dita e Europës, sipas një njoftimi të Komisionit Europian.
“Vizita ripohon “mbështetjen e palëkundur të BE-së ndaj vendit”, u tha gazetarëve një zëdhënës i Komisionit Europian.
“Vizita do të fokusohet në të gjitha dimensionet e marrëdhënieve tona me Ukrainën”, shtoi ai.
/abcnews.al

