“Është e nevojshme të eleminohen trashëgimtarët aktualë ideologjikë të nazizmit.”
Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin në një mesazh të dërguar me rastin e 78- vjetorit të humbjes së Rajhut të Tretë, udhëheqësve të ish-republikave të ndryshme sovjetike dhe “popujve të Gjeorgjisë dhe Moldavisë”.
Mesazhi, siç thuhet në faqen e Kremlinit, u është dërguar liderëve të Azerbajxhanit, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Uzbekistanit dhe dy republikave separatiste në territorin gjeorgjian Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, në fakt, “popujve” të Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
“Sot është detyra jonë morale të ruajmë traditat e shenjta të miqësisë dhe ndihmës së ndërsjellë të trashëguar nga baballarët dhe gjyshërit tanë, të mos lejojmë të shtrembërohet e vërteta historike për Luftën e Madhe Patriotike dhe të mos lejojmë justifikimet e nazistëve, bashkëpunëtorëve të tyre dhe trashëgimtarëve të tyre aktualë ideologjikë”, theksoi ai.
/abcnews.al