Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Rusia përpiqet të rekrutojë emigrantë nga Azia Qendrore

schedule10:36 - 8 Maj, 2023

schedule 10:36 - 8 Maj, 2023

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një deklaratë të fundit ka theksuar se ushtria ruse po përpiqet të rekrutojë punëtorë emigrantë nga Azia Qendrore për të shërbyer në pushtimin e saj të vazhdueshëm të Ukrainës.

Rekrutuesit kanë vizituar xhamitë dhe zyrat e emigracionit për të rekrutuar. “Në zyrat e emigracionit, personeli që flet taxhik dhe uzbek përpiqet zakonisht të rekrutojë emigrantë,” tha ministria e MB.

Sipas radiostacionit amerikan me bazë në Pragë, Radio Evropa e Lirë, bonusi i regjistrimit është 2,390 dollarë, ndërsa paga në ushtri arrin 4,160 dollarë në muaj.




Përveç kësaj, shtetësia ruse ofrohet me shpejtësi brenda gjashtë deri në 12 muaj, në vend të pesë viteve të zakonshme. Ndër të tjera thuhet se pagat e larta dhe shpërblimet e regjistrimit mund t’i bëjnë punëtorët emigrantë të regjistrohen, tha ministria, megjithëse këta emigrantë ka gjasa të dërgohen edhe në vijat e para.

Ministria tha se Kremlini po kërkonte të përmbushte një objektiv prej 400,000 vullnetarësh shtesë për të luftuar në luftën Rusi-Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!