Ditët e fundit, thashethemet kanë qenë aktive që lidhin Lionel Messin me një kalim te Al-Hilal.
Ka informacione se klubi saudit është gati t’i paguajë yllit argjentinas 400 milionë euro në vit.
Trajneri i Al-Hilal, Ramon Diaz, foli në një konferencë për shtyp në lidhje me thashethemet për transferimin e Messit.
“Tani jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës, përpara finales. Dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u përgjigj Diaz gazetarëve kureshtarë.
Kujtojmë se kontrata aktuale e Lionel Messit me PSG-në skadon në ditën e fundit të qershorit. /G.D abcnews.al/

