Autoritetet e emëruara nga Rusia në rajonin e aneksuar të Krimesë raportuan të dielën se njësitë e tyre të mbrojtjes ajrore shmangën të paktën tre sulme me dronë ukrainas në Sevastopol.
Guvernatori Mikhail Razvozhaev tha se “më shumë se dhjetë dronë” u dërguan në Krime dhe Sevastopol gjatë natës, tha ai në një deklaratë në Telegram, shkruan CNN.
“Forcat e mbrojtjes ajrore dhe njësitë e luftës elektronike parandaluan një tjetër sulm në Sevastopol”, shtoi ai.
Razvozhaev deklaroi se një nga dronët humbi kontrollin dhe u rrëzua në një pyll. Rrënojat u gjetën nga personeli i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Emergjencave.
Dy të tjerë u qëlluan mbi det, theksoi Razvozhaev, duke shtuar se nuk pati dëme në asnjë strukturë në qytet./abcnews.al