Takimi i përfaqësuesve për paqe në Arabinë Saudite, nuk i ndal luftimet në Sudan

schedule11:36 - 7 Maj, 2023

schedule 11:36 - 7 Maj, 2023

Këtë të dielë edhe pse të dërguarit nga krahët ndërluftues të Sudanit ishin në Arabinë Saudite për bisedime që ndërmjetësit ndërkombëtarë shpresojnë se do t’i japin fund tre javë luftimesh, kanë vijuar sulmet në Khartoum jugor.

Mediat e huaja shkrujanë se nisma SHBA-Saudi është përpjekja e parë serioze e tillë për t’i dhënë fund luftimeve midis ushtrisë së rregullt dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që kanë kthyer pjesë të kryeqytetit të Sudanit, Khartoum, në zona lufte dhe prishën një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për kalimin në sundimin civil pas vitesh trazirash dhe kryengritjesh.

Luftimet që kanë nisur që nga mesi i prillit kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, ato kanë ndërprerë ndihmat humanitare dhe kanë detyruar 100,000 njerëz të ikin si refugjatë jashtë vendit.

Ndërsa ndërmjetësit kërkojnë një rrugë drejt paqes, të dy palët e kanë bërë të qartë se do të diskutojnë vetëm një armëpushim mbi baza humanitare dhe nuk do të negociojnë fundin e luftës.

Duke konfirmuar përfshirjen e forcave të tij, udhëheqësi i RSF Mohammed Hamdan Daglo, i njohur si Hemedi, tha se shpresonte se bisedimet do të arrinin objektivin e vendosur për të siguruar kalimin e sigurtë për civilët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!