Milan mundi Lazion 2-0 duke shënuar dy gola në pjesën e parë, por dëmtimi i Rafel Leau u bë një problem i madh dhe ai u zëvendësua në minutën e 11′.
Brenda pak ditësh Milani do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e Champions League. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli shpreson që Leau të mos ketë vuajtur shumë:
“I fola, nuk pashë shumë ankth tek ai. Nuk mendoj se është lënduar rëndë. Lëndimet e muskujve vlerësohen më së miri të nesërmen. Leao është shumë i rëndësishëm, por loja ekipore është edhe më e rëndësishme, citon fjalët e Piolit pianetamilan.it. /G.D abcnews.al/

