Historia e Milotit/ Historiani Zef Kola: Kjo zonë banohej që në periudhën ilire

schedule20:38 - 6 Maj, 2023

schedule 20:38 - 6 Maj, 2023

Miloti është një nga qytetet më të vegjël në Shqipëri, por me histori të lashtë. Historiani Zef Kola tregon se kjo zonë është banuar që në periudhën ilire.

“Miloti është qendër e banuar që në lashtësi, kjo mendohet dhe përmes gojëdhënave, përmes gjetjeve arkeologjike, por që nuk janë eksploruar, në mënyrë shkencore, të gjitha përmes dhe fajteve që në periudha të ndryshme që janë dëmtuar, unë kam patur rastin të studioj për historinë e Milotit. Lumi i Matit ka patur dy degëzime, njëra kalonte përmes fushës së Milotit, dhe tjetra përmes zonës së bregut të Matit dhe shkonin në det të dy degëzimet. Në krahun e milotit në vendin e quajtur guri.”

Thuhet se në lashtësi deti shtrihej deri në Milot. Këtë e faktojnë edhe zbulimet e viteve të fundit që janë bërë në zonë.

“Në vitin 1916 kur është bërë nga austriaket xhadja Milot- Tiranë, kanë ekzistuar kanxhat ku bregoheshin anjiet që lundronin nga deti deri në Milot. Kohët e fundit në aferis të urës me harqe është zbuluar një spirancë anijeje në thellësi e cila ka dalë nga lumi Mat çka vërteton atë që një historian i lashtësise thotë se fshati Berzane që ndodhet pranë Milotit, ka qenë qytet dhe ka patur port detar.

Gjatë pushtimit osman, Miloti ka qenë një qendër e rëndësishme.

“Kishte garnizon ushtarak, xhandarmeri administratë dhe shërbime të tjera. Nga Posta e telekominikacionit është dërguar telegrami Ismal Qemalit më 28 nentor 1912 në orën 11.30 kur është ngritur dhe flamuri në Milot, në vitet 70 ka ekzistuar dhe në arkivin e shtetit, besoj që ndodhet dhe sot.

I njohur ndryshe si qyteti i tre urave, Miloti ndodhet në një pikë kyçe të vendit.

“Një nyje lidhëse e Shqipërisë me pjesën veriore dhe veri lindore, kalonin rruga nga qyteti Milot, te ura e Zogut dhe pastaj ndaheshin në dy krahë njëri në veri dhe tjetri veri-lindje, pikërisht nga ura me harqe. Nga mungesa e urave njerëzit asokohe kalonin nga njëri krah i lumit të Matit në krahun tjetër me disa varka, ndërsa urat që ndërtonin me dërrasa dhe dëmtoheshin nga rrjedha e fortë e lumit të Matit. Në vitin 1982 është ndërtuar ura e re në drejtimin të Shkodrës e cila 844 m e gjatë konsiderohej më e gjata në vendin tonë madje dhe në Ballkan dhe bashkë me të dhe linja hekurudhore. Këmbët e saj janë të ngulura 51 metra në thellesi duke prekur dhe shkëmbinjte poshte saj të rezistueshme.”

Qyteti i vogël identifikohet nga pazari.

“Është i frekuentuar nga zona veriore e vendit dhe disa zona të tjera të vendit, që nga viti 1927. Vijnë tregtarë dhe blerës nga disa zona të vendit. Në vitin 68 u mbyll nga koha regjimit, por funksionoi fshehurazi.”

Miloti është i ndarë në tre njësi administrative, me popullsi prej 10 mijë banorësh. Zona ka resurse të mëdha natyrore dhe frekuentohet nga turistë të shumtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!