Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erdogan kundër “The Economist”: Nuk do të ndikojë në vullnetin tonë kombëtar

schedule09:19 - 5 Maj, 2023

schedule 09:19 - 5 Maj, 2023

Vlerësimi se artikulli kryesor i “Economist” pak para zgjedhjeve në Turqi, i cili fliste për largimin e Rexhep Tajip Erdogan, shkaktoi një krizë nervore te “sulltani”.

“Nuk do të lejojmë që politika jonë e brendshme të drejtohet nga të tjerët dhe vullneti kombëtar të ndikohet nga kopertinat e gazetave, të cilat janë mekanizmi operacional i fuqive botërore”, tha Recep Tayyip Erdoğan në postimin e tij në të cilin, megjithatë, nuk përmend artikullin e Economist.

Gjithashtu presidenti i Turqisë ka akuzuar Perëndimin duke i quajtur “terroristë ata që martirizuan, policinë, ushtarët dhe civilët”.



Sipas tij, Turqia “ka kufizuar organizatat terroriste me lëvizjet e saj politike, diplomatike dhe ushtarake”, ka kontribuar “në zgjidhjen e krizave rajonale me marrëveshje dhe hapjen e korridoreve për eksportin e grurit”.

Artikulli i Economist flet për largimin e Erdoganit pas zgjedhjeve të ardhshme, duke vënë në dukje se fitorja përfundimtare e Kemal Kilicdaroglu në zgjedhjet presidenciale të 14 majit në Turqi do të jetë një sinjal i mbizotërimit të “demokracisë së vërtetë” përballë përpjekjeve për ta minuar atë nga udhëheqësit modernë autoritarë.

Reagimi i parë erdhi nga Ibrahim Kalin, bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit turk, i cili në një postim në Twitter ndër të tjera shkruante: “Populli turk do të thotë fjalën e fundit me votën e tij”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!