Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko deklaroi se në aktivitetet e kësaj force politike në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka pasur pjesëmarrje të lartë të njerëzve.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Bejko u shpreh se Foltorja nuk mledh as 200 persona në një sallë, edhe pse ka para të korrupsionit.
“Përgjigja është e tillë që, ne realisht kemi më shumë njerëz se sa mendonim edhe vetë që do të gjenim. Aktivitetet tona janë me pjesëmarrje shumë të lartë, kanë arritur edhe në salla, 200 vetë këto ditë. Nuk e di sa e keni ndjekur në rrjetet sociale dhe në media. Kanë qenë sallat edhe me 200 vetë. 200 vetë nuk i mbledh dot foltorja me gjithë ato para korrupsioni që ka me vete. Nuk jam i korruptuar. Për këtë vë dorën në zjarr, tjetrën në Kuran, tjetrën mbi Bibël. Betohem, le ta bëj edhe këtë”, theksoi ai./abcnews.al