De Sciglio rrezikon sezonin, mbrojtësi italian del nga fusha me barelë

schedule21:06 - 3 Maj, 2023

schedule 21:06 - 3 Maj, 2023

Juventus arriti një fitore fantastike pasditen e sotme, teksa në “Allianz Stadium” mundën me rezultatin e ngushtë 2 me 1, skuadrën e Lecce, pas golave të Leandro Paredes e Dusan Vlahovic, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e 2-të në renditje, 2 pikë më shumë se Lazio i vendit të 3-të.

Mirëpo, edhe pse fituan jo çdo gjë shkoi mirë për djemtë e Allegrit, me mbrojtësin Mattia de Sciglio, që u detyrua të linte fushën e blertë me barelë vetëm 33 minuta pas nisjes së 90 minutëshit, me italianin që pësoi një dëmtim të rëndë.

Sipas raportimeve të mediave italiane nga ekzaminimet e para mësohet se ka një ndrydhje në gju, mirëpo diagnoza e plotë do të mësohet vetëm ditën e nesërme, pasi të kryhen analizat e nevojshme mjekësore nga stafi i “bardhezinjve”, por me shumë mundësi këto mund të jenë 33 minutat e tij të fundit për këtë sezon. /i.m /abcnews.al