Psikologët zbulojnë mënyrën si të parandalojnë makthet te pacientët

schedule15:51 - 3 Maj, 2023

schedule 15:51 - 3 Maj, 2023

Makthet na e vështirësojnë gjumin dhe arsyeja pse ne ndihemi më të lodhur ditën tjetër. Por si mund t’i shmangim ato?

Është me të vërtetë pothuajse e pamundur të kuptosh plotësisht nënndërgjegjen e dikujt. Ajo që jetojmë gjatë ditës, natës mund të kthehet në një makth shumë lehtë, veçanërisht nëse nuk ndihemi mirë psikologjikisht.

Disa prej nesh kanë makthe për vite pa e ditur arsyen dhe shkakun. Meqenëse ende nuk e dimë pse dhe si truri i njeriut krijon ëndrra ndërsa ne flemë, përballja me ankthet kronike është një sfidë vërtet e madhe. Megjithatë, tani, një hulumtim i ri shumë interesant shkencor ka treguar se kombinimi i dy trajtimeve të thjeshta mund të zvogëlojë incidencën e tyre!

Shkencëtarët rekrutuan 36 vullnetarë të diagnostikuar me “çrregullim makthi”, duke u kërkuar atyre të rishkruanin makthet e tyre më të shpeshta, më pas duke i bërë ata të dëgjojnë një tingull që lidhet me përvoja pozitive ndërsa ata flenë.

“Ekziston një lidhje midis emocioneve që përjetojmë në ëndrrat tona dhe mirëqenies sonë të përgjithshme emocionale. Bazuar në këtë vëzhgim, ne kishim idenë se ne mund t’i ndihmonim njerëzit duke manipuluar emocionet në ëndrrat e tyre. Në këtë studim, ne tregojmë se mund të zvogëlojmë numrin e ëndrrave shumë negative dhe emocionalisht të fuqishme tek pacientët që vuajnë nga ankthet,” theksoi një nga autorët e studimit Lambros Perogambros.

Në vitin 2010, shkencëtarët zbuluan se luajtja e tingujve ndërsa dikush fle, mund të ndihmojë në forcimin e kujtesës së atij stimuli. Ky u quajt riaktivizimi i memories së synuar (TMR). Prandaj, Perogambros dhe kolegët e tij donin të përcaktonin nëse kjo teknikë mund të përmirësonte efektivitetin e terapisë së “provave të imazhit” (IRT).

Prandaj, ekipi shkencor fillimisht i kërkoi 36 vullnetarët të shkruanin në një ditar për dy javë, duke regjistruar statistika për gjumin e tyre dhe ëndrrat që panë. Më pas, të gjithë morën një seancë IRT, shkencëtarët që më pas i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe. Gjysma gjithashtu iu nënshtrua një seance TMR, për të krijuar një lidhje midis një versioni pozitiv të maktheve të tyre dhe një tingulli. Gjysma tjetër ishte grupi i kontrollit, kështu që atyre iu kërkua të imagjinonin një version më pak të tmerrshëm të makthit të tyre, por pa u ekspozuar ndaj tingujve pozitivë.

Të dy grupeve iu dhanë një palë kufje gjumi që luanin një tingull çdo 10 sekonda, notën C69 të një pianoje, më konkretisht gjatë gjumit REM, kur kishte më shumë gjasa të ndodhnin makthet. Vlerësimi i parë i rezultateve u bë pas dy javësh, ku grupet shkruan në një ditar tjetër, ndërsa shkencëtarët folën sërish me ta tre muaj më vonë por, nuk zhvilluan trajtim tjetër.

Në fillim të studimit, grupi i kontrollit kishte mesatarisht 2.58 makthe në javë, ndërsa grupi TMR kishte mesatarisht 2.94 makthe në javë. Në fund të studimit, grupi i kontrollit pa një rënie të konsiderueshme në 1.02 makthe në javë, ndërsa grupi TMR pa një rënie dramatike në vetëm 0.19 makthe në javë. Edhe më premtues, ekipi i TMR raportoi gjithashtu një rritje të ëndrrave të lumtura.

Pas periudhës tre mujore, ankthet ishin rritur pak në të dy grupet, përkatësisht në 1.48 dhe 0.33 në javë. Megjithatë, numri është ende jashtëzakonisht i vogël, duke sugjeruar se përdorimi i riaktivizimit të synuar të kujtesës për të mbështetur terapinë IRT mund të çojë vërtet në rezultate shumë premtuese. Së fundi, përsëritja e një tingulli që është shoqëruar me versionin pozitiv të një makthi duket të jetë një ndihmë e madhe që dikush të mos shohi më makthe.