Nis aplikimi në e-albania për subvencionet që synon të ul kostot e rritjes së pagës minimale pwr disa kategori biznesesh.
Të gjitha ato subjekte që kanë punonjës me pagë minimale dhe janë pjesë e sektorit të industrisë përpunuese, bujqësisë, dhe peshkimit mund të aplikojnë për të përfituar subvencion për kostot e shtuara nga kontributet shoqëore të lidhura me rritjen e pagës minimale.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë paga minimale u rrit nga 34 000 lekë në 40 000 lekë.
Ky subvencionim parashikohet të bëhet për periudhën prill-dhjetor 2023 dhe do të jetë 1674 lekë në muaj për çdo të punësuar me pagë minimale.