Basketbolli për femra: Flamurtari mposht Partizanin dhe shpallet kampion

schedule10:00 - 3 Maj, 2023

schedule 10:00 - 3 Maj, 2023

Finalja e katërt e Superligës së Basketbollit të femrave shkon për Flamurtarin që e mbyll sfidën 73-80 dhe gjithë historinë e finaleve në shifrat 3-1.

Ndeshje me dy fytyra për vajzat kryeqytetase që në fund të periodës së tretë kryesonin me 8 pikë avantazh por pas disa 3-pikëshave të e Benali dhe Lugaj, skuadra vlonjate rikuperoi terren dhe arriti të shkonte e qetë deri në fund të sfidës.

Një sukses që konfirmon skuadrën kuqezi si dominuesen absolute të basketbollit shqiptar të femrave në dy dekadat e fundit./ h.ll/abcnews.al