Kosovë/ Dy vëllezër të alkoolizuar rrahin nënën e tyre

schedule09:47 - 3 Maj, 2023

schedule 09:47 - 3 Maj, 2023

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Leposaviç, të Kosovës ku dy vëllezër të cilët ishin të dehur kanë rrahur nënën e tyre.

Policia e Kosovës, njofton se vëllezërit janë dërguar në paraburgim.

“Leposaviç 02.05.2023 – 21:00.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi të njëjtit në gjendje të dehur kishin sulmuar fizikisht nënën e tyre. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./abcnews.al