Biskotat e ushtrisë zvicerane do të tregtohen edhe për civilët

schedule20:58 - 2 Maj, 2023

schedule 20:58 - 2 Maj, 2023

Për vite me radhë, ushtria zvicerane ka gatuar biskotat e veta, të quajtura në mënyrë të përshtatshme ‘Biskota Ushtarake’. Kompania që i prodhon ato, Kambly SA, në kantonin e Bernës, sapo ka marrë dritën jeshile nga Ministria e Mbrojtjes për t’i tregtuar këto biskota edhe për përdorim civil, njoftoi qeveria të hënën.

 

Ato do të jenë të disponueshme për publikun e gjerë nën markën “Swiss Military”, me fitimet nga shitja që “rrjedhin në Thesarin Federal”, sipas njoftimit zyrtar për shtyp. Biskotat do t’u bashkohen produkteve të tjera të markës ushtarake zvicerane, si orët, si dhe thika e famshme e Ushtrisë zvicerane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!