Belgjika s’ka parë ende asnjë ditë me diell në këtë fillim pranvere

schedule19:58 - 2 Maj, 2023

schedule 19:58 - 2 Maj, 2023

Përderisa muaji prill në Belgjikë ishte më i ftohtë dhe më me reshje se mesatarja mujore, megjithëse në vend ka ardhur pranvera, ende nuk ka pasur një ditë me diell.

Sipas informacionit nga Shërbimi Meteorologjik, temperatura mesatare prej 9 gradë Celsius muajin e kaluar në Belgjikë, e cila njihet për motin me vranësira dhe reshje, ka mbetur nën normalen për muajin prill (10,4 gradë Celsius).

Më 30 prill u regjistrua 18,4 gradë Celsius, temperatura e dytë më e ulët maksimale për muajin prill që nga viti 1991. Ndërsa në prill nuk u regjistrua asnjë ditë pranvere kur temperatura maksimale ishte mbi 20 gradë Celsius, kjo për herë të fundit u regjistrua në vitin 2016.

Ashtu si janari dhe marsi, edhe prilli ishte me më shumë reshje se e zakonshmja. Koha totale ku është shfaqur dielli ishte 149 orë e 2 minuta. Mesatarja për muajin prill për këtë periudhë ishte 171 orë e 16 minuta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!