Të dielën, Interi mori një fitore të jashtëzakonshme kundër Lazios me përmbysje, ku rezultati përfundimtar ishte 3-1. Dy golat e Lautaros dhe ai i Gosens i dhanë zikaltërve tre pikë tepër të rëndësishme për rrugëtimin e tyre drejt një vendi në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Një vëmendje maksimale mori edhe një tifoze speciale në tribunën zikaltër. Shpesh kemi parë që futbolli dhuron emocione të shumta dhe këto pamje e bënë një gjë të tillë.
Gjatë ndeshjes Inter-Lazio, kamera është fokusuar te një tifoze e Interit e cila ishte e moshuar, në mendiat italiane thuhet se është 86 vjeç. E moshuara ishte duke festuar dhe dukej tepër e lumtur gjatë momentit të golit nga Interi.
Këto pamje tregojnë edhe njëherë se dashuria për futbollin nuk ka limite, sidomos kur bëhet fjalë për ekipin tënd të zemrës./ h.ll/abcnews.al