Forcat ushtarake izraelite vranë një adoleshent palestinez gjatë një bastisje mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar përplasje në një kamp refugjatësh jashtë qytetit të pushtuar të Jerikos në Bregun Perëndimor, sipas zyrtarëve palestinezë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 17-vjeçari Jibril Kamal vdiq pasi u qëllua në kokë, ndërsa gjashtë persona të tjerë u plagosën gjatë bastisjes, tre prej tyre në gjendje kritike.
/abcnews.al