Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA premton të mbështesë procesin e paqes Armeni-Azerbajxhan

schedule11:18 - 1 Maj, 2023

schedule 11:18 - 1 Maj, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken premtoi mbështetjen e SHBA-së për procesin e paqes Armeni -Azerbajxhan në bisedime të veçanta me krerët e të dy vendeve, ndërsa bëri thirrje për rihapjen e një rruge jetike drejt enklavës së diskutueshme të Nagorno-Karabak.

Dy vendet e Kaukazit janë përfshirë në dy luftëra mbi Nagorno-Karabak, një rajon i banuar kryesisht nga armenë që u shkëput nga Azerbajxhani tre dekada më parë.

Gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev,  Blinken shprehu “shqetësimin e thellë të SHBA-së për vendosjen e një postblloku nga Azerbajxhani në Korridorin Lachin, i cili mund të dëmtojë përpjekjet për të ndërtuar besimin në procesin e paqes.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, tha në një deklaratë për shtyp.

“Azerbajxhani fundjavën e kaluar vendosi një postbllok  në të vetmen rrugë që lidh Armeninë me enklavën e Nagorno-Karabak. Armenia denoncoi vendosjen e këtij postblloku, një veprim që e pa si shkelje të marrëveshjes së armëpushimit me Azerbajxhanin.

Blinken “theksoi rëndësinë e rihapjes së rrugës Lachine për automjetet private dhe publike sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Ai gjithashtu i premtoi Aliyev mbështetjen amerikane në procesin e paqes dhe shprehu mendimin se paqja mund të arrihet. Një ditë më parë, Blinken foli me kryeministrin armen Nikol Pashinyan, sipas një njoftimi të veçantë për shtyp të lëshuar nga.Miller të shtunën e kaluar.

Sekretari amerikan i Shtetit iu referua “rëndësisë së bisedimeve të paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”, duke këmbëngulur se “dialogu dhe diplomacia e drejtpërdrejtë është mënyra e vetme për të arritur paqen e qëndrueshme.”

Ndërsa Rusia duket e zhytur në luftën që nisi në Ukrainë 14 muaj më parë dhe e izoluar në skenën ndërkombëtare, SHBA dhe Bashkimi Eiropian tani po luajnë rolin e ndërmjetësuesve në procesin e normalizimit midis Baku dhe Jerevan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!