Të paktën 5 persona kanë mbetur të vdekur në Majorka të Spanjës, kur një helikopter dhe një avion i vogël janë përplasur gjatë fluturimit. Përplasja ndodhi në lokalitetin Inka, në veri të ishullit turistik.
Sipas mediave iberike, në helikopter ndodheshin një çift dhe fëmija i tyre, që nga kontrollet paraprake ka rezultuar nën moshën 18 vjeç. Ndërkohë dy viktimat e tjera dyshohet se ndodheshin në avionin e vogël, me kapacitet për vetëm 2 persona.
Bilanci i të ndjerëve është konfirmuar nga autoritetet spanjolle, të cilat kanë saktësuar se përplasja ndodhi në hapësirën ajrore mbi spitalin e lokalitetit Inka./ABC News Albania 24/7