Aksidentohet turisti çek në Librazhd

schedule20:29 - 24 Gusht, 2019

schedule 20:29 - 24 Gusht, 2019

Pasditen e sotme, rreth orës 19:00, një grup turistësh çek ishin duke përshkuar me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit kur papritur janë gjetur në një situatë të vështire.

Një prej tyre ka humbur kontrollin e motorrit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në përroin e Cirovës në një terren të vështirë.

Mësohet se forcat e policisë, e kanë patur të pamundur që të mundësonin transportimin e të plagosurit me autoambulancë dhe kanë kërkuar ndihmën e ministrisë së shëndetësisë për të bërë të mundur transportimin e tij me helikopter.

Sipas policisë turisti çek është transportuar me helikopter, në spitalin e traumës, ku ka marrë disa fraktura në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Transportohet në kohë reale me helikopter turisti çek që u rrëzua me motoçikletë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas të Librazhdit.

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca.

Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.

Menjëherë helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Ambasada çeke në Tiranë dhe grupi i turistëve kanë falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!