Putin shkarkon “kasapin e Mariupolit”, përgjegjës për 20 mijë të vdekur

schedule11:08 - 28 Prill, 2023

schedule 11:08 - 28 Prill, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi zëvendësministrin e Mbrojtjes, i njohur edhe si “Kasapi i Mariupolit ”, Mikhail Mizinçev. Shkarkimi i kolonelit 60-vjeçar u bë i ditur nga një gazetar i televizionit shtetëror rus, duke nënvizuar se është shkarkuar shtatë muaj pasi e emëroi në krye të operacioneve ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Mikhail Mizinchev ishte njeriu i Putinit që në vitin 2022, koordinoi rrethimin brutal në portin e Mariupolit dhe urdhëroi bombardimin e një teatri që strehonte qindra familje, duke rezultuar në humbjen e të paktën 300 personave.

Mizinchev iu bind urdhrave të Kremlinit: ai udhëhoqi rrethimin barbar dhe të pamëshirshëm të qytetit port të Mariupolit, i cili në total ka shkaktuar më shumë se 20,000 civilë të vdekur.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse largimi i tij është një prelud i emërimit të tij të ri apo shënon “destabilizimin e tij politik “. Në shtator 2022, Mizinchev u emërua nga Putin si zëvendësministër i Mbrojtjes.

Më pas, “i zgjedhuri” i Putinit, zëvendësoi gjeneralin Dmitry Bulgakov, i cili u fajësua për një sërë dështimesh në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Arsyet e shkarkimit të tij nuk dihen.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!