Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter, Inzaghi: Finale e merituar, tani na kanë mbetur edhe 10 ndeshje, shpresojmë të bëhen 11

schedule08:24 - 27 Prill, 2023

schedule 08:24 - 27 Prill, 2023

Mbrëmjen e djeshme, Interr ka mundur të fitojë në San Siro ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Italisë kundër Juventusit me rezultatin 1-0, ku një gol i bukur nga Dimarco mjaftoi për të çuar zikaltërit në finale. Pas përfundimit të kësaj sfide, trajneri Inzaghi ka folur për “Sportmediaset”.

“Ishte një mbrëmje e bukur, korrekte, me dy skuadra që luajtën një ndeshje intensive. Është e qartë se ne e merituam finalen në të dyja ndeshjet dhe jemi shumë të lumtur, donim të ktheheshim në Romë me çdo kusht. Tani na kanë mbetur dhjetë ndeshje, por le të shpresojmë që të ketë edhe një tjetër ( i referohet finales së Champions League).

Djemtë ishin shumë mirë në fushën e lojës, nuk humbëm asnjë metër ndaj lojtarëve të cilëse së lartë, kemi qëndruar gjithmonë kompakt dhe të bashkuar, duke alternuar momente në të cilat i çonim lart te të tjerët.

Acerbi? Ai po na jep shumë, klubi më kënaqi verën e kaluar që ma sollën në ekip një lojtar profesionist si ai. Lautaro dhe Barella janë dy lojtarë të rëndësishëm, me cilësi të larta teknkike dhe fizike, por do të ishte reduktuese të flisja vetëm për ta. Për momentin, përveç Skriniar, i kam të gjithë në dispozicion dhe kjo është e rëndësishme, duke qenë se kam qenë pa lojtarë të rëndësishëm si Lukaku dhe Brozovic.

Allegri? Përshëndetëm njëri tjetrin, ka aq shumë respekt mes nesh, saqë jemi takuar shumë herë gjatë viteve. Ai më komplimentoi që dolëm në gjysmëfinale të Champions League”, ka përfunduar trajneri i Interit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!