Ministrja Muzhaqi: Përmes programeve të kodimeve po ndihmojmë kualifikimin e të rinjve

schedule22:38 - 26 Prill, 2023

schedule 22:38 - 26 Prill, 2023

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, tha se qeveria i ka dhënë prioritet të rinjve. E pranishme në “Bardh a Zi”, Muzhaqi theksoi se janë ngritur katër qendra rinore, ndërsa edhe pesë të tjera janë në plan për t’u realizuar në disa qytete të vendit.

Ministrja theksoi se këto projekte bëhen në bashkëpunim me të gjitha ministritë, të cilat caktojnë fonde të posaçme për t’i ardhur në ndihmë të rinjve.

“Me Agjencinë Kombëtare të Rinisë kemi ngritur katër qendra rinore. Qeveria i ka dhënë prioritet rinisë. Çdo projekt që kemi realizuar është bërë në bashkëpunim me ministritë e tjera”, tha ajo.

Sipas ministres, qëllimi kryesor i qeverisë është ta orientojë Shqipërinë drejt teknologjisë, ku të rinjtë të marrin kualifikime përmes programeve të ndryshme

“Do shumë politika dhe shumë mbase, që nuk bëhen me qeverinë. Programi i kodimit ka si synim ofrimin e një mundësie të re kualifikimi. Këto kurse kanë tarifa të larta, sepse nuk përballohen nga një 16-vjeçar, dhe ne si qeveri e kemi vendosur ta subvencionojmë. Qëllimi ynë është ta kthejmë Shqipërinë në një hap teknologjik”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!