Temperaturat pritet të rriten ndërsa kriza klimatike intensifikohet, duke bërë situatën veçanërisht shkatërruese në vendet që janë më pak të përgatitura, sipas një studimi të ri.
Shkencëtarët analizuan të dhënat e temperaturave për rreth 60 vite, si dhe modelet klimatike, për të vlerësuar se ku priten të regjistrohen temperaturat më të larta.
Sipas studimit, vendet më të rrezikuara janë: Afganistani, Papua Guinea e Re dhe Amerika Qëndrore duke përfshirë Guatemalën, Hondurasin dhe Nikaraguan.
Këto zona janë veçanërisht të cenueshme për shkak të rritjes së popullsisë dhe aksesit të kufizuar në kujdesin shëndetësor dhe furnizimet me energji.
“Ka indikacione se këto zona mund përjetojnë një valë të madhe të nxehti dhe nuk do të jenë të përgatitur për të,” tha Dan Mitchell, profesor i shkencave atmosferike në Universitetin e Bristolit në MB dhe bashkëautor i studimit.
Kërcënimi me të cilin po përballet Afganistani është veçanërisht i mprehtë, tha Mitchell për CNN. Jo vetëm që ka një shans të lartë për të thyer rekord të temperaturave ekstrem, por efektet do të komplikohen nga vështirësitë e mëdha që vendi po përballet tashmë, raporton abcnews.al.
Afganistani po lufton me probleme sociale dhe ekonomike. Vendi ka gjithashtu një popullsi në rritje që është gjithnjë e më e ekspozuar ndaj problemeve të burimeve të kufizuara , sipas të njëjtit raport.
“Kur një vend goditet nga një vale e të nxehtit, atëherë do të ketë shumë probleme,” shtoi Mitchell.
Valët e të nxehtit kanë efekte negative. Ato ulin cilësinë e ajrit, përkeqësojnë thatësirën, rrisin rrezikun e zjarreve dhe mund të shkaktojnë probleme në infrastrukturë.
Gjithashtu kanë një ndikim të madh në shëndet dhe nxehtësia ekstreme është një nga fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse. Goditja nga nxehtësia ose lodhja nga nxehtësia mund të shkaktojë një gamë të gjerë simptomash të rrezikshme, duke përfshirë dhimbje koke, marramendje, nauze dhe humbje të vetëdijes.
Goditja nga nxehtësia është sëmundja më serioze e lidhur me nxehtësinë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Shumë zona kanë shënuar tashmë temperatura rekord këtë vit. Në mars, disa zona të Argjentinës shënuan temperature deri në 10 gradë Celsius mbi normalen, ndërsa u regjistruan temperature record në zona të Azisë në prill.
“Valët e të nxehtit dhe ngjarjet e tjera ekstreme të motit do të bëhen më intensive ndërsa bota vazhdon të djegë lëndë djegëse fosile,” tha Frederick Otto , një klimatolog në Institutin Grantham për Ndryshimet Klimatike në Imperial College London.
Zonat në Kinë, përfshirë Pekinin, dhe vendet europiane si Gjermania dhe Belgjika janë gjithashtu të rrezikuara, sipas raportit.
Miliona njerëz që jetojnë në këto zona me popullsi të dendur mund të preken nga valët e të nxehtit.
/abcnews.al