Raundi i tretë i bisedimeve të paqes midis qeverisë kolumbiane dhe rebelëve të ELN-së,( Ushtria Nacional Çlirimtare), i cili do të fillonte të mërkurën në Havana, është shtyrë për 2 në maj, njoftoi të martën ministri i jashtëm i Kubës.
Në të njëjtën kohë, presidenti i vendit thuhet se kërkoi dorëheqjen e të gjithë ministrave të tij. Raundi i ri i negociatave ishte planifikuar të fillonte të mërkurën në ishullin e Karaibeve, pas fazës së parë në Venezuelë në nëntor dhe të dytën në Meksikë në mars.
Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës civile prej gjashtë dekadash të Kolumbisë. Në ciklin e ri, çështja kryesore është vendosja e themeleve për një armëpushim të ndërsjellë.
“Ne do të mirëpresim nga 2 maji, me vullnetin dhe paanshmërinë që është traditë e Kubës si një vend garantues dhe një vend alternativ ciklin e tretë të dialogut për paqen midis qeverisë kolumbiane dhe ELN.” tha në Twitter ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez.
Edhe pse ELN ka mbajtur bisedime paqeje me Bogotën që nga nëntori, përplasjet midis luftëtarëve të saj dhe forcave kolumbiane të sigurisë nuk kanë të ndalur, veçanërisht në bastionet e Guevarës.
Së fundmi, presidenti Gustavo Petros njoftoi se forcat e armatosura të Kolumbisë dhe Venezuelës, ndryshe nga e kaluara, tani janë “aleate” kundër ELN.
Pas vitesh tensionesh mes Bogotës dhe Karakasit, presidenti Petro, i cili u zgjodh në verë dhe është i pari i majtë në historinë e Kolumbisë, rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Venezuelën.
Paraardhësi i tij, konservatori Ivan Duque (2018-2022), ndërpreu marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve në vitin 2019 për të bërë presion ndaj homologut të tij socialist venezuelian, Nicolas Maduro, që të largohej dhe të mbështeste liderin e opozitës Juan Guaido.
Duque është ankuar vazhdimisht se Venezuela i ka ofruar mbështetje ELN-së dhe grupeve të tjera rebele, veçanërisht grupeve disidente nga ish-grupi rebel FARC, të cilët refuzojnë marrëveshjen e paqes të vitit 2016.
/abcnews.al